Në një intervistë dhënë muaj më parë, këngëtari Blero ka treguar se punimet për shtëpinë e re ku ai dhe e dashura e tij do të jetojnë në të ardhmen, ishin në progres. Ndërkohë sot modelja Afrona Dika ka publikuar disa video ku shihet se edhe pak ka mbetur nga përfundimi i punimeve në shtëpinë ku do të qëndrojë çifti.
Pas kësaj videoje, këngëtari ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një dedikim për të dashurën e tij, të cilën e ka quajtur bekim nga zoti. “Është fakt që jeta të çon në çudira dhe në rrugë të paparashikueshme, është fakt që jeta të zhgënjen dhe të shpërblen. Fakti që ti je gjysma ime më e mirë, ma vërteton se gjithçka në jetë ndodh për një arsye dhe merr kuptimin e plot. Ti je arsyeja, zoti të bekoftë”-ka shkruar Blero bashkangjitur fotos me të dashurën e tij.
Kjo nuk është hera e parë që çifti publikon dedikime për njëri –tjetrin në rrjetet sociale, për shkak edhe të distancës fizike, pasi Afrona jeton në Zvicër ndërsa Blero në Kosovë.