Shivai fillon të ndjejë për Anikën por nuk e pranon dhe merr vendimin t’i propozojë Tias. Ai i propozon para gjithë familjes. Anika mërzitet shumë pasi ndodhet aty. Somja ka frikë se Rudra do bie në kurthin e Romit dhe kërkon t’i thotë atij të vërtetën por ai nuk e dëgjon.
Anika i kujton Shivait natën e mëparshme. Shivai justifikohet dhe i thotë Anikës se ato që tha nuk ishin të vërteta pasi ai nuk ishte në rregull. Rudra shkon tek shtëpia e Romit dhe habitet kur e sheh në vaskë me disa femra rreth saj. Ajo i thotë se është perëndeshë dhe ka zgjedhur atë.
Shivai dhe Anika shohin në ëndërr njëri-tjetrit. Ata nuk mund ta besojnë çfarë po ndodh. Ridhima i thotë Omit të vendosë çfarë ndjen për të sepse asaj duhet t’i zgjedhë mes tij dhe një projekti të rëndësishëm.
Om i thotë Shivait se ai i propozoi Tias sepse ka frikë të pranojë ndjenjat që ka për Anikën. Shivai nuk e pranon. Rudra i tregon Shivait dhe Omit se Romi është perëndeshë. Shivai dhe Omi qeshin dhe tallen me të por Rudra është i shqetësuar.
Anika sheh Tian me një mashkull tjetër. Ajo i tregon Omit dhe Rudrës. Të tre bëjnë një plan që të qartësojnë dyshimet para se Anika t’i tregojë Shivait./revistawho.com