Lëkura e trupit të njeriut është pjesa më delikate, e cila duke qenë gjatë gjithë kohës e ekspozuar është shumë më e riskuar për t’u dëmtuar nga rrezet e diellit.
Dermatologia Migena Gega na jep disa këshilla sesi ta mbrojmë lëkurën tonë, çfarë kriteresh duhet të përmbushë një krem i mirë dielli, si ta kuptojmë kur është e domosdoshme të mos ekspozohemi në diell dhe shumë këshilla të tjera lidhur me këtë aspekt.
Kremi i diellit dhe mbrojtja ndaj tij, janë ndoshta mënyra më e thjeshtë për të parandaluar miliona raste me kancer lëkure, çdo vit. Megjithatë shumica prej nesh akoma harrojnë të vendosin kremin mbrojtës.
Ja disa këshilla sesi të mbroni lëkurën tuaj:
- Përdorni krem dielli çdo ditë, edhe nëse moti është me re.
- Aplikoni krem dielli të paktën 15-30 minuta përpara se të ekspozoheni. Përdorni gjithashtu një zbutës buzësh që përmban filtra mbrojtës të paktën 30 plus.
- Zgjidhni një mbrojtës diellor që mbron nga rrezatimi UVA dhe UVB. Sigurohuni të jetë rezistent ndaj ujit dhe të ketë një filtër së paku 30 plus ose më të lartë. Mbrojtësit e tjerë që nuk i plotësojnë këto kushte, mund t`u mbrojnë juve prej djegies, por jo prej kancerit të lëkurës.
- Riaplikoni kremin e diellit çdo dy orë. Riaplikojeni më shpesh nëse djersisni ose notoni.
- Bëni më tepër kujdes kur jeni pranë ujit dhe rërës. Këto sipërfaqe reflektojnë rrezet e dëmshme të diellit, duke rritur rrezikun për djegie.
- Mbani fëmijët që janë më pak se 6 muaj, të veshur dhe në hije.
- Limitoni kohën e ekspozimit që kaloni në diell ndërmjet orës 11:00 dhe 16:00 pasdite. Kjo është koha kur rrezet e diellit janë më intensive. Praktikoni rregullin e hijes: nëse hija është më e shkurtër se ju, rrezet e diellit kanë fortësinë maksimale e për rrjedhojë ju duhet të rrini në hije.
- Nëse është e mundur mbrohuni në orët e dëmshme duke veshur rroba të çelëta pambuku.
- Aksesorët që mund t`u ndihmojnë janë kapelja e syzet e diellit.
10.Bëni kujdes nëse merrni medikamente të caktuara nga goja, pasi ato mund t`u bëjnë më të ndjeshëm ndaj diellit. Këtu futen lloje të ndryshme antibiotikësh, anti inflamatorësh, ilaçe kundër mykut, medikamente për tensionin dhe kemiopreparate.\revistawho.com