Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Malli për muzikën e mirë, vrull në biletari për këngët që bënë historinë

09/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Malli për muzikën e mirë, vrull në biletari për këngët që bënë historinë

Pak ditë na ndajnë nga nata kur Pallati i Kongreseve do i rikthehet magjisë së muzikës shqiptare. Më 16 maj Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa e Besa Kokëdhima do të bashkohen në koncertin “Divat” për të mbërthyer publikun me më shumë se 25 këngë.





Ndërsa nata e koncertit po afron, interesi i publikut për ta ndjekur ‘live’ ka qenë i madh dhe ka pasur vrull për bileta.

Prej vitesh ankohemi për mungesën e muzikës së mirë, për cilësinë e muzikës, për këngët pa tekst e meloditë e vjedhura. E ndërsa ankesat nuk kanë fund, si për të na kujtuar se çfarë është një shije e mirë muzikore, katër zëra të muzikës së mirë ngjiten në një skenë të madhe për të dhënë shembullin e tyre, shembullin që kanë ruajtur duke qëndruar larg kompromiseve që errësojnë karrierat muzikore dhe shijet e skenave si ajo e Pallatit të Kongreseve.


Mbrëmja ka rezervuar jo vetëm hitet e katër artisteve të njohura sipas një riorkestrimi nga emrat më të mire, nën kujdesin e Elton Dedës që është drejtori artistik i koncertit, por edhe perfomanca kërcimi, me të ftuar nga jashtë.

Ritmet, meloditë, zhanret dhe stilet janë sa të ndryshme aq edhe tërheqëse. Këngëtaret dhe organizatorët janë kujdesur deri në detaje që gjatë koncertit, veshjet e tyre të jenë të ndryshme, duke krijuar pothuaj një kostumografi që i shkon për shtat këngëve dhe kohëve në të cilën u krijuan. /revistawho.com

Tags: Besa KokedhimadivatEneda TarifaIrma LibohovaRovena Dilo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Next Post
Pas një dite të lodhshme dhimbja e shpinës është e pashmangshme, ja si të pozicionoheni për një gjumë të rehatshëm

Pas një dite të lodhshme dhimbja e shpinës është e pashmangshme, ja si të pozicionoheni për një gjumë të rehatshëm








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera