Në mbajtjen e eventit ‘Met Gala’, Kim Kardashian, u rendit ndër femrat me paraqitjen më të bukur. Fustani i saj ‘Versace’ ngjyrë floriri dukej thjesht mahnitës në trupin e saj.
Pas mbrëmjes së ‘MetGala’ u zhvillua një festë dhe Kim e ndryshoi fustanin duke u shfaqur me një në ngjyrë të zezë material lëkure. Por fansat e Beyonce e kanë akuzuar se Kim ka kopjuar veshjen e këngëtares, kur ajo ka pozuar në një kopertinë reviste rreth 7 vite më parë. Në fakt fustanet janë kopje identike të njëri-tjetrit dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak fansave të Beyonce.
“Le të tregohemi të sinqertë Beyonce do ta vriste atë. Është veshur njëlloj si shumë vite më parë.”, – ka shkruar dikush në rrjete sociale. Më pas një fans i Beyonce ka komentuar se në fakt fustani ngjan shumë herë më i bukur tek Beyonce si më klasik, sepse Kim e ka shkurtuar shumë fustanin. Në fakt kjo nuk është hera e parë që dy vajzat e njohur bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje apo aksesor. Pak kohë më parë ato janë shfaqur të dyja në evente të ndryshme me të njëjtën çantë në duar. /revistawho.com