Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Historia e dashurisë së ish-futbollistit të Kombëtares: Herën e parë që bëra pushime gjeta bashkëshorten

10/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Historia e dashurisë së ish-futbollistit të Kombëtares: Herën e parë që bëra pushime gjeta bashkëshorten

Rreth 10 vite më parë dasma e ish-futbollistit të Kombëtares, Redi Jupi, dhe vajzës së neurokirurgut Mentor Petrela, tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave rozë. Tashmë ata kanë krijuar një familje shumë të lumtur me 3 fëmijët e tyre. Ditën e sotme Redi Jupi dhe Vivian Petrela ishin të ftuar në emisionin ‘Rudina’ dhe treguan për herë të parë se si ka nisur lidhja e tyre e dashurisë.





“Edhe pse me profile të ndryshme ne u takuam bashkë gjatë pushimeve në Dhërmi. Aty jemi njohur kemi shkëmbyer numrat e telefonit dhe shkëndijat e para. Pastaj rrodhën vetë gjërat”, – ka thënë Vivian. Më pas ajo ka treguar se nuk e kishte njohur më parë Redin dhe nuk ja kishte idenë me çfarë merrej ai. Megjithatë ajo e kishte takuar 6 muaj përpara se të njiheshin, sepse ja kishin prezantuar mikeshat e saj.


“Në fakt ka qenë shumë interesante, sepse për arsye të impenjimeve të futbollit ishte hera e parë në jetë që bëja pushime në gusht. Hera e parë që bëra pushime dhe gjeta bashkëshorte. Ishin pushime të bekuara. Ishte një periudhë shumë e mirë, sepse unë po shkëputesha nga sporti dhe kisha hezitimin se çfarë do të bëja. Isha në një moment meditimi të thellë dhe kjo gjë më ndihmoi të bëj zgjedhjen e duhur. Në fillim më pëlqeu shumë thjeshtësia e Vivian dhe fakti që nuk më njihte për profesionin që kisha”, – ka rrëfyer Redi Jupi. /revistawho.com

 

Tags: Historia e dashuriseredi jupi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 
Breaking News

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 

08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit
Breaking News

“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit

08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK
Breaking News

“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK

08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!
Breaking News

Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!

08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 
Breaking News

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 

07/12/2025
Next Post
Linda Flloko dërgon mesazh emocionues nga larg, në ditën e veçantë për të atin

Linda Flloko dërgon mesazh emocionues nga larg, në ditën e veçantë për të atin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera