Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.
Bukë mesdhetare
1 kg miell i fortë
400 ml ujë
50 g maja
Një lugë kripë
50g djathë i bardhë
Gjysmë speci i kuq
Gjysmë speci jeshil
50 g domate të thara
50 g ullinj pa bërthama
50 g kaperi
Një lugë rigon
Një lugë rozmarinë
Pasi i kemi prerë perimet në kube, i vendosim të gjitha produktet bashkë në mikser dhe i përziejmë afërsisht për 7 minuta. E hapim brumin në një tavë, e lëmë të clodhet dhe të fryhet për 30 minuta. Më pas e pjekim 180 gradë për rreth gjysmë ore.
Sallatë me oriz dhe perime
200 g oriz kokërrgjatë
100 g misër
Gjysmë speci i kuq
Gjysh speci jeshil
Lëngu dhe lëkura e një limoni jeshil (lime)
2 qepë të njoma
10 domate-qershi
Kripë
Piper
Vaj ulliri
1 tufë majdanoz
Vëmë orizin të ziejë në ujë të bollshëm dhe të vluar, në të cilën kemi hedhur edhe kripën. E kullojmë, e shpëlajmë dhe e vendosim në një enë të hapur për t’u ftohur. Presim të gjitha perimet në kube (domatet i presim më katërsh), i vendosim në një enë bashkë me lëngun dhe lëkurën e limonit (lime), majdanozin, misrin, kripën, piperin, vajin e ullirit aq sa duhet edhe orizin e zier. I përziejmë dhe sallata është gati./revistawho.com