Kylie Jenner solli në jetën vajzën e saj, Stormi disa muaj më parë. Që para se të vinte në jetë, vajza pati gjithë vëmendjen e publikut për shkak të së ëmës, e cila e mbajti të fshehtë të gjithë shtatzëninë dhe pas 9 muajsh u shfaq me vajzën në krahë. Edhe tani aludimet dhe fjalët nuk po mungojnë. Këtë herë pjesë e thashetheme është bërë truproja i Kylie-t, Tim Chung, për të cilin thuhej se është i ati i fëmijës, pasi ekziston një ngjashmëri shumë e madhe mes tyre. Pikërisht Tim për herë të parë ka reaguar mbi këtë çështje.
“Unë jam një person shumë privat dhe nuk i përgjigjem thashethemeve dhe historive qesharake që janë kaq shumë për të qeshur. Me respektin e thellë për Kylien, Travisin, bashkë me vajzën dhe familjen e tyre, do doja të sqaroja të vërtetën dhe të them se bashkëveprimet e mia me Kylien dhe familjen e saj kanë qenë të limituara vetëm në një sjellje strikte dhe profesionale. S’ka histori këtu dhe i kërkoj mediave mos të më përfshijnë më në rrëfime që janë mosrespektuese ndaj familjes së tyre”,-shkruan ai./revistawho.com