Nga Olti Curri
Nuk do tё lexoni asnjё rresht pёr fundshpinёn e Bleonёs, as pёr Zogun kёngёtar qё u pёrqas me Zogun monark dhe as pёr Dance with disa VIP-a qё e dinё veten balerinё tё La Scala-s. Dy fjalё pёr rrjetet sociale, sepse vazhdojmё tё akuzojmё ‘Facebook’-un si mostёr, duke harruar se mostrat jemi ne, pasi ky i fundit, po tё kishte frymё pёr tё folur, kushedi ç’do kishte nxjerrё nga goja (jo mё kot ka marrё ngjyrёn blu si Avatar)! Ne shajmё ‘Facebook’-un, pa menduar se çfarё do tё thoshte ai pёr gabimet drejtshkrimore tё shqiptarёve; pёr fotot me ushqime ku dallojnё pjatat, por rrallё servisi: thikё, pirun dhe lugё; pёr trupat thatanikё qё sforcohen si tё ishin yje ‘bodybuilding’-u. Madje, pafytyrёsia arrin deri aty sa, bashkё me ‘Facebook’-un tё shajmё edhe “Instagram”-in, duke harruar se nuk ёshtё laborator kirurgjie plastike dhe, mё shumё se filtra, nuk ka çfarё t’i bёjё bukurisё me tё cilёn u lindёm apo pёrtacisё sonё pёr tё shkuar nё palestёr. Dakord, le t’i quajmё ‘Facebook’-un dhe ‘Instagram’-in demonё, le t’i quajmё njё pellg me mendime dhe pamje tё ngjashme, tё pёrsёritura, tё ndenjura! Njё vend qё ne, tё shtirurit e kohёve moderne, e kemi shndёrruar nё njё kёnetё sheqeri! Nuk kishte si tё ndodhte ndryshe me nipat e Skёnderbeut, qё citojnё Nёnё Terezёn por klikojnё Serialin! Nuk gjen njё foto tё postuar nё rrjet qё tё jetё jashtё normales, qesharake, banale, ku tё mos gjesh komente qё janё slogane tё gatshme, nga familjarёt, shoqёria, vartёsit, tё tipit: yll, ёngjёll, model, modele; ata me mё pak pёrvojё harrojnё dhe shtojnё: tё keqen halla. Fjalё tё mira qё mbushin rreshtat e komenteve, njёlloj si botoksi ka mbushur buzёt e fashionisteve pёr njё natё, qё zёnё rreshtat e parё nё sfilata me fustane nusesh. Fjalё qё nuk kanё lidhje me sjelljen tonё si popull jashtё rrjeteve sociale, ndёrkohё qё, jetojmё nё njё vend ku sharjet, vulgariteti, mungesa e taktit nё tё pёrditshmen tonё, konkurrojnё degradimin e tifozёve nё ndeshjet derbi nё stadium, por, kur bёhemi virtualё, aty jemi tё ёmbёl, tё dashur, tё sheqerosur, sa duket sikur tё gjithё e kemi password-in: Insulina. Pseudomiqtё qё nuk bёjnё njё SMS nё komunikimin falas me ‘WhatsApp’, vёrshojnё me komente standarde: ‘sa je dobёsuar’, ‘sa fёmijё tё bukur’, ‘sa e re qё ke mbetur’, sapo postoni njё foto qё edhe ju vetё e dini qё nuk ёshtё maksimumi juaj. Shqiptarёt qё vriten pёr njё parkim makine, pёr njё prekje pa dashje nё club-e nate, nё versionin on-line janё tё hapur, modernё, tolerantё, tё gёzuar dhe tё gjithё tё bukur! Ata tё njohur qё i masakrojmё kur i pёrflasim nёpёr tavolina, kur postojnё diçka tё poseduar nga shtirja, menjёherё na duken si simbole tё bukurisё, sharmit dhe mençurisё. Njё dorё personash qё, njёlloj si nё jetё, komentojnё vёrtetёsisht qoftё edhe me humor, janё delet e zeza tё parajsёs virtuale. Janё INUK-u i ndёrtesave prej karameli, qё ne çdo ditё i ndёrtojmё njёri-tjetrit me helmin e sheqerit tё gёnjeshtёrt. Nёse dikush do tё komentonte pa pikёn e sё keqes, duke shprehur njё mendim qё nuk ёshtё lavdёrim, do tё gjendej pёrballё me uraganin e atyre qё, me dorёn nё Biblёn e mirёsisё dhe pozitivitetit, do tё akuzonin: xhelozё!
Discussion about this post