Pak ditë më parë, pas publikimit të këngës ‘Girls’, Rita Ora u shpreh hapur lidhur me orientimin e saj seksual. Këngëtarja deklaroi se më parë kishte pasur marrëdhënie edhe me femra, duke zbuluar kështu se është biseksuale. Kjo deklaratë shkaktoi shumë zhurmë dhe menjëherë pas saj filluan dhe aludimet. Një burim tregonte se këngëtarja me origjinë shqiptare ka pasur një lidhje me modelen e njohur Cara Delevingne.
Duket se këto fjalë kanë shkaktuar impakt negativ tek fansat e saj dhe për këtë arsye Rita është detyruar të bëjë një shpjegim ku tregon rreth këngës.
“Përshëndetje të gjithëve! “Girls” është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat dhe perspektiva e këngës është udhëtimi im personal. Më vjen keq që mënyra si jam shprehur mund të ketë lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt. Shpresoj që përmes artit tim, t’i fuqizoj fansat e mi që të ndjehen krenarë për veten e tyre. Jam shumë me fat që fansat më kanë mësuar të dua veten. Kam qenë gjithmonë kontribuese në komunitetin LGBT dhe do të vazhdoj të jem gjatë gjithë karrierës sime”, është shprehur Rita./revistawho.com