Ashtu si çdo të mërkurë, edhe sot Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është drejtuar zyrës së Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Mirëpo një situatë e pakëndshme e ka pritur atje. Siç raporton gazeta “Koha Jonë”, sapo Rama ka shkelur në ashensorin për tek zyra e Metës, kanë ikur dritat. Ndonëse energjia elektrike është rikthyer brenda pak minutash, kryeministri ka preferuar të marrë shkallët.