Rudra dhe Somia kthehen në shtëpi. Të gjithë habiten kur i shohin të veshur me rroba tradicionale. Ata justifikohen duke thënë se ishin në një festë. Om vjen dhe thotë kam diçka për t’ju thënë të gjithëve. Rudra dhe Somia shqetësohen. Om thotë se që tani e tutje Ridima do jetojë në shtëpinë Oberoi. Të gjithë habiten. Familja nuk është dakort që ata të jetojnë bashkë para martesës. Shivai thotë se do bëhet siç do Om. Prifti vjen për ritualin dhe i thotë Shivait të thërrasë partneren. Tia shkon të flasë në telefon. Shivai kap dorën e Anikës duke menduar se është Tia dhe thotë se ajo është bashkëshortja e tij e ardhshme. Të gjithë habiten. Anika heq dorën dhe Shivai kthehet ta shohë. Ai habitet kur sheh Anikën. Tia vjen dhe thotë me vete se Anika po mundohet t’i zërë vendin. Ranvir takon Priankën dhe i thotë se gruaja që ata aksidentuan ishte motra e tij shkruan revistawho. Prianka tronditet. Anika shkon të marrë një djalë me emrin Daksh tek stacioni i trenit. Ajo mendon se ai është marangoz dhe do riparojë shtëpinë. Kur arrijnë Shivai përqafohet me Dakshin dhe Anika habitet. Rudra thotë se ai është shoku i Shivait. Të gjithë takojnë Dakshin. Ai pyet Anikën si e ka emrin dhe i jep dorën. Shivai bëhet xheloz dhe i ndan duart e tyre. Anika grindet me Shivain./revistawho.com