Balerina e njohur Lori Bala ka qenë e pjesë e trupës profesioniste në disa edicione të ‘Dancing with the stars’ dhe aktualisht ajo është partnerja në kërcim e Landi Hysi. Bukuroshja është e martuar me Dj Oltin, një nga më të njohurit shqiptarë.
Ata janë prindër të një vajze dhe ditën e sotme festojën 5 vite dashuri. Olti për ta bërë më të bukur këtë përvjetor të veçantë i ka dhuruar ëmbëlsira dhe lule bashkëshortes së tij. Krahas fotove Lori ka shkruar: ‘Të dua’.
Në një nga fotot balerina ka publikuar të bijën tek luan me dhuratat e mamit. ‘Fryti i dashurisë’,-ka shkruar ajo në foton e të voglës së familjes./revistawho.com