Stilisti i njohur Valdrin Sahiti pak kohë më parë është bërë baba për herë të parë. Për një baba të ri nuk është aspak e lehtë të kujdeset i vetëm për një të porsalindur.
Kështu ka ndodhur edhe me stilistin, i cili i është lutur zotit që e vogla të mos fillonte të qante ndërkohë që bashkëshortja e tij Edita Ramadani nuk ishte aty.
“Ai momenti që kemi ngelur vetëm ne të dy, ai momenti që lutesh, ishalla nuk qan o zot”- ka shkruar Valdrini bashkangjitur fotos nga ambienti i dhomës së të bijës.
Më pas dizenjuesi ka publikuar edhe një video të Editës duke treguar arsyen për të cilën çdo mashkull do pranonte të qëndronte i vetëm me një fëmijë të vogël.
“Mami është bërë seksi, ja vlejti që ndejta në panik”- ka shkruar Sahiti bashkangjitur videos së partneres së tij./revistawho.com