Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është shkëputur nga jeta publike apo nga daljet televizive duke ju përkushtuar profesionit të saj si juriste larg kamerave. Në rrjetet sociale Ajola poston herë pas here foto artistike dhe shfaq shumë rrallë portretin apo linjat e saj.
Por duket se e ka thyer rregullin me një foto të postuar së fundmi e veshur me një fustan jeshil. Përveç detajeve artistike që fotografia mbart në vetvete, vihen re linjat perfekte fizike të Ajolës, këmbët e holla e të tonifikuara. Juristja është veçuar gjithmonë për elegancën dhe finesën në veshje në çdo event apo dalje të saj publike.
Emri i saj së fundmi është përmendur si pjesë e stafit organizativ për realizimin e videoklipit të këngës “Mall” me të cilën Eugent Bushpepa përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion./revistawho.com