Aktori indian Nakul Mehta është bërë shumë i njohur në Shqipëri nga roli si “Shivai” në serialin “Bixhoz me dashurinë”. Në jetën reale ai është i martuar me këngëtaren Janki. Çifti së fundmi ishin të ftuar në një emision dhe kanë treguar historinë e tyre të dashurisë. Nakul dhe Janki janë takuar në kolegj dhe aktori tregon se ishte dashuri me shikim të parë. Nakul ishte 18 vjeç ndërsa Janki 16. Ata qëndruan të lidhur për 9 vite dhe në vitin 2012 u martuan. “Kanë kaluar 17 vite. Jemi njohur në vitin 2001. Ishte dashuri me shikim të parë. E pashë Jankin për herë të parë duke kërcyer në një klasë. Doja të njihesha me të, të bisedonim. Ne u bëmë miq dhe më mori 1 vit kohë që më në fund t’i propozoja me një poezi. E takova në oborrin e shtëpisë së saj dhe i dhashë letrën me poezinë duke buzëqeshur. Kisha kaluar disa ditë duke menduar çfarë të shkruaja. Ishte sfida më e vështirë që kam kaluar si adoleshent. Janki është vajza e parë me të cilën u lidha dhe sot jam i martuar. Dashuria jonë është shumë e fortë dhe e mund çdo dobësi. Momenti më i bukur i jetës sime ishte kur i propozova. Të martohesha me të ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë”-është shprehur Nakul Mehta./revistawho.com