Emri dhe këngët e saj janë të njohura në mbarë botën, por origjinën nuk mund ta harrojë lehtë. Edhe pse është largur vetëm një vjeçe nga Kosova, Rita Ora vazhdon ende të ruajë gjuhën dhe traditat shqiptare. Në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën, Rita shihet duke sharë në shqip një mikun e saj. Pas koncertit në Gjermani për shkak të turit ‘Girls’, Rita shoqërohet nga dy miq të saj dhe njërit prej tye dëgjohet teksa i thotë duke qeshur: “O budall”.
https://www.youtube.com/watch?v=-K4yJkefD3I
Rita Ora kohët e fundit ka udhëtuar në vende të ndryshme të Europës, për shkak të turneut të saj, ndërsa në datën 3 qershor pritet të performojë në një koncert madhështor në Tiranë. /revistawho.com