Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Mediat ndërkombëtare shkruajnë: Tirana. qyteti më modern në Ballkan

27/05/2018
in Jetë, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Mediat ndërkombëtare shkruajnë: Tirana. qyteti më modern në Ballkan

Pas gazetës së njohur britanike ‘The Guardian’, prestigjiozes amerikane “Lonely planet”, “Vogue” etj, një tjetër gazetë e njohur ka venë në fokus kryeqytetin tonë, Tiranën. Gazeta më e madhe në Holandë “De Telegraaf”, në një shkrim të gjatë dedikuar kryeqytetit, e ka cilësuar Tiranën, si më modernin në Ballkan. “De Telegraaf” shkruan se teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet trendi. Por, pjesa më e jashtëzakonshme, sipas gazetës së njohur në Holandë, është tregu i rinovuar, Pazari i Ri. “Me panelet e tij industriale dhe i rrethuar me pallate që janë lyer me ngjyra të ndezura dhe motive autentike shqiptare, ai është vërtet shumë i bukur dhe një pikë takimi për banorët”. Më poshtë lexoni dhe shkrimin e plotë.






“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, na mirëpret tek festa e tij në tarracën e Bashkisë si të ishte një yll muzike. I rrethuar nga bashkëpunëtorë të rinj, të bukur dhe entuziastë, ai na tregon, teksa përkundemi nën ritmin e muzikës, se si e kanë transformuar Tiranën ai dhe paraardhësi i tij, Edi Rama. “Është bërë qyteti më modern në Ballkan,” na thotë ai.

Është e vërtetë që teksa shëtit nëpër qytet të bëjnë përshtypje ndërtesat e lyera me ngjyra dhe atmosfera e relaksuar në kafenetë dhe restorantet trendi. Panorama që të hapet nga tarraca e Hotel Monark është e bukur. Rruga pedonale Murat Toptani, përgjatë kalasë së vjetër, ku tani ka një hotel për turistet e rinj, ka një varg kafenesh të hapura. Përballë saj ndodhet një qendër tregtare super moderne. Por pjesa më e jashtëzakonshme është tregu i rinovuar, Pazari i Ri. Me panelet e tij industriale dhe i rrethuar me pallate që janë lyer me ngjyra të ndezura dhe motive autentike shqiptare, ai është vërtet shumë i bukur dhe një pikë takimi për banorët. Ngjyrat ne qytet kanë qene prej kohesh një ide e kryeministrit aktual, Edi Rama, i cili është artist nga formimi. Kryebashkiaku Erion Veliaj në fakt ka punuar edhe vetë në Pazarin e Ri, duke shitur fiq.

“Kur humba tim atë, në moshën dhjetëvjeçare nëna më dërgoi në Greqi tek të afërmit, si një mënyrë për të mbijetuar,” tregon ai. “Kur u ktheva, zbulova që ajo kishin sjelle të afërmit për ngushëllim kryesisht fiq të thatë, saqë vendosa t’i hyja tregtisë në pazar.” Ai kurrë nuk mund ta kishte imagjinuar që dikur do të ishte në një pozitë të atillë sa të mund të sillte një ndryshim kaq të madh për qytetin e tij. Në prill, ai u vlerësua nga Komisioni Europian me një çmim për projektin e tij për t’i siguruar një strehim të përshtatshëm minoritetit rom në qytetin e tij dhe për të arsimuar fëmijët e tyre. Vendi është po ashtu i njohur për mënyrën paqësore sesi bashkëjetojnë besimet e ndryshme. Krahas xhamive, kishave katolike dhe ortodokse, Tirana është edhe shtëpia e Qendrës Botërore të Urdhrit sufi të Bektashinjve, të cilët u detyruan të largohen nga Turqia. Qytetarët e lavdërojnë kryebashkiakun e tyre për faktin që ai ka pastruar dhe rinovuar parkun e madh në jug të Tiranës. Tashmë familjet u gëzohen atraksioneve të shumta përqark Liqenit Artificial ndërsa të rinjtë bëjnë xhiro me biçikletë.

“Për të bërë planin për biçikletat për qytetin kam pasur shumë bashkëpunim nga Ambasada Holandeze,” thotë kryebashkiaku që edhe vetë lëviz thuajse kudo me biçikletë. “Kam pasur herët miq holandezë, prandaj jam frymëzuar nga vendi juaj. Lëvizja me biçikletë është e mirë për mjedisin. Në qoftë se të rinjtë fillojnë të mendojnë se biçikletat janë trendi, atëherë mund të fillojmë ta lëmë pas idenë që duhet medoemos të kesh një makinë. Punoj me shumë dëshirë me të rinjtë. Shpesh atyre ju është dashur të punojnë jashtë shtetit për njëfarë kohe për të fituar para – kryesisht në Greqi e Itali. Por tani po kthehen, me pasionin për të bërë diçka për vendin e tyre.”/TCH/

 

Tags: gazeta holandezeTirana
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni gjatë sezonit veror

Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni gjatë sezonit veror








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera