Ajo është një nga portretet më të bukura të ekranit. Diellza Kolgeci ka marrë kurorën si vajza më e bukur kur ishte vetëm 17 vjeç dhe simbolikisht vazhdon ta mbajë edhe sot e kësaj dite.
Ka qenë vetë Diellza e cila ka postuar një foto të saj, një vit pasi ishte shpallur Miss dhe duhej t’ja dorëzonte kurorën e bukurisë vajzës që do e merrte atë një vit më vonë.
“Tani ma dërguan këtë foto, unë 18 vjeç në pritje për të dorëzuar kurorën që e fitova kur isha 17 vjeç”- ka shkruar Kolgeci në një foto të publikuar nga ajo periudhë me organizatorin e atij eventi.
Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite Diellza vazhdon të ruajë të njëjtat tipare dhe linja perfekte fizike si atëherë.\revistawho.com