Ditën e djeshme një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar Eni Çobani, festoi ditëlindjen e saj. Këtë vit juristja e njohur festoi 41-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë mjaft të veçantë sigurisht që nuk kanë munguar urimet nga njerëzit e afërm dhe familjarët. Por më emocionuesin e ka marrë nga nëna e saj. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Eni falënderon të gjithë për urimet dhe zbulon urimin e veçantë të së ëmës.
“Ju falenderoj nga zemra të gjithëve që ma bëtë këtë ditë akoma më të veçantë me urimet tuaja. Unë ju përshëndes me mesazhin e Zonjës me te rëndësishme të jetës sime që më solli në jetë, nenës sime të shtrenjtë:
“Vajza ime lindi në muajin më të bukur të vitit, maj i luleve, i letërsisë, i dashurisë, i ngrohtësisë .Lus të madhin ZOT që këto virtyte të jenë prosperiteti i saj në rrugën e gjatë dhe të vështirë të jetës. U bëfsh 100 vjeç e dashur bija ime”,- e ka uruar ajo Enin. /revistawho.com