Zemra është kthyer në qendrën e studimeve si një nga organet më të rëndësishëm në trupin e njeriut. Shpesh është hapur një diskutim mbi lidhjen e saj me emocionet. Mendohej dikur se zemra ishte qendra e shpirtit, ndërsa tani kjo ide është hedhur poshtë, por nuk mohoet lidhja shumë e fortë që ka ky organ me emocionet. Nëse do t’i kushtonit rëndësi do të vinit re se zemra reagon ndaj cdo emocioni me shtimin e rrahjeve ose ndryshimin e ritmit. Por a mund të vdesësh nga një ‘zemër e thyer’?
Po mund të ndodhë, në rastin kur përjeton diçka aq të rëndë emocionalisht sa do të shkaktonte një atak në zemër. Në momentin që doktorët nuk e shpjegojnë dot arsyen që ka çuar dikë drejt sulmit në zemër atëherë krijohet lidhja direkte me emocionet. Një ngjarje e caktuar që përjetohet shumë emocionalisht të çon drejt vdekjes dhe kjo është e vërtetuar shkencërisht, si sindorma e zemrës së thyer./revistawho.com