Nëse ju pëlqen të eksperimentoni me maska të ndryshme në kushte shtëpie, uthulla e mollës është zgjidhja e duhur. Ajo përmban një sërë benefitesh të ndryshme për trupin, lëkurën dhe flokët tuaj. Këtu gjeni disa nga përdorimet më të njohura të uthullës së mollës.
- Redukton yndyrën në fytyrë
Duke përdorur uthullën e mollës do t’u ndihmojë për të ruajtur balancën e pH të lëkurës. Për të reduktuar yndyrën e fytyrës duhet që të përzieni një lugë të madhe me uthull molle me dy lugë ujë. Këtë përbërje mund ta përdorni për të trajtuar të gjithë problemet dhe njollat e fytyrës, nëse keni fytyrë të ndjeshme duhet ta provoni më parë këtë gjë. Gjithashtu mund të shtoni më shumë ujë dhe kështu lëkura juaj nuk do të irritohet.
- Pastruese për flokun
Një pjesë e madhe e shampove të flokëve përmbajnë shumë kimikate të cilët ndikojnë në shkëlqimin e flokëve dhe në cilësinë e tyre. Për të detoksikuar skalpin tuaj, mund të bëni shpëlarës duke përdorur uthull molle. Përzieni një sasi uthulle dhe uji dhe shpëlani flokët me të pasi t’i lani me shampo. Lëreni për pak minuta dhe shpëlajeni sërish.
- Trajton djegien nga dielli
Nëse keni ndonjë irritim të lëkurës si kruarje apo djegie nga dielli, uthulla e mollës është zgjidhja. E gjitha çfarë duhet të bëni është përzierja e një sasie të barabartë uthull molle dhe uji të ftohtë dhe aplikojeni në zonat e prekura.
- Pastrues për furçat e ‘make-up’-it
Furçat e ‘make-up’-it mund të përmbajnë shumë baktere që më vonë mund të shkaktojnë shumë probleme. Duke bërë një solucion pastrimi në shtëpi duke përzier tre lugë uthull molle në një enë me ujë të nxehtë. Më pas këtë përzierje e përdorni për të larë furçat dhe kështu i pastroni dhe nga bakteret. /revistawho.com