Elvana Gjata zgjodhi Parisin për të kaluar ditëlindjen e saj të 29-të e shoqëruar nga mikeshat e saj më të mira, Besa Kokëdhima, Jonida Vokshi dhe motra e saj, Migena Gjata. Nuk mund të mungonte një urim nga ana e tyre për mikeshën e zemrës. Jonida Vokshi shkruan në foton e publikuar në ‘Instagram’: ”Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë. Gjysma ime”. Gjithashtu dhe Besa ka publikuar një foto të hotelit aq luksoz me shkrimin “my baby’s Bday’.