Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

HISTORI TË PABESUESHME/ Njihuni me prindërit më të rinj në botë  

04/02/2016
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
HISTORI TË PABESUESHME/ Njihuni me prindërit më të rinj në botë  

Bota po ndryshon dita-ditës, ndaj dhe fëmijët janë zhvilluar me shpejtësi. Këtu do të shihni disa fëmijë që janë bërë me fëmijë në moshë shumë të vogël. Mos u shokoni!





Në moshën kur fëmija juaj do të shkonte në shkollë, Lina Medina u bë nënë. Lina ishte vetëm 5 vjeç e gjysmë kur lindi një fëmijë në 14 maj të vitit 1939. Sigurisht asnjë prind nuk mund ta mendojë këtë, ndaj edhe prindërit e Linës e çuan atë tek mjeku, përmes të cilit zbuluan një rritje të pazakontë të barkut të saj. Në fillim ata menduan se bëhej fjalë për një tumor, por ata u shokuan kur mësuan se vajza e tyre ishte 7 muajshe shtatzënë. Babai i saj u arrestua, por më vonë u zbulua se ai nuk kishte të bënte fare me këtë histori. Që nga dita kur lindi e deri më sot, asgjë nuk dihet për babain e fëmijës së Linës.

Një tjetë çift që janë në listën e prindërve më të rinj në botë janë Sean Stewart dhe Emma Webster nga Britania. Sean u bë baba në moshën 12-vjeçare pas një marrëdhënieje me Emmën, 15 vjeç në atë kohë. Të dy vendosën që ta mbajnë fëmijën, por brenda një kohe të shkurtër Emma u nda nga Sean dhe u martua me një tjetër djalë. Që nga ajo kohë, Sean ka pasur probleme me policinë dhe është arrestuar disa herë.


April Webster dhe Nathan Fishbourne nisën një marrëdhënie në fillim të adoleshencës dhe kur ishte 13 vjeç April mbeti shtatzënë. Ajo u bë nënë e një djali në moshën 14-vjeçare. Pas kësaj, ata vendosën të rrinin bashkë dhe të rrisnin bashkë fëmijën. April dhe Nathan janë prindërit më të rinj në Britani. Unë ndërkohë pyes veten, si mund të jenë ata kaq të përgjegjshëm në moshën 13-vjeçare?

Tia Davies është një nga rastet më ekstreme. Ajo është vajza e dy prindërve adoleshentë, që e lindën atë kur ishin 15 vjeç, ndërkohë që ajo vetë duke ndjekur hapat e prindërve u bë nënë në moshën 14-vjeçare. Ajo dhe i dashuri i saj, e pranuan fëmijën e tyre duke e bërë kështu babain e Tia Davies gjyshin më të ri në Britani.

Tragjedia e Alleshia Gregson është se ajo mbeti shtatzënë në moshën 12-vjeçare nga një djalë i panjohur. Ajo e ruajti sekret derisa hyri në punë dhe e lindi vetë djalin e saj. Një vit më vonë, ajo mbeti sërish shtatzënë dhe lindi një tjetër fëmijë në moshën 15-vjeçare. Urojmë të mos dëgjojmë për një të tretë!

Tags: BoteFemijetPrinderit me te rinj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Muzeu i parë nënujor në Europë (FOTO) 

Muzeu i parë nënujor në Europë (FOTO) 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera