Albërie Hadërgjonaj ka publikuar para pak ditësh këngën e saj të radhës “Leje, leje”. Me këtë rast, ajo u kthye në Shqipëri pas një mungese të gjatë. E ftuar në “Top Show Mag” mbrëmjen e kaluar ajo ka folur si asnjëherë tjetër për jetën e saj dhe peripecitë e largimit me te bijën, Anxhelinën drejt Amerikës. Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Albëria vendosi të largohej nga Shqipëria bashkë me të bijën. “Kur kemi shkuar në fillim kishim 20 mijë dollarë me vete, por nuk gjenim shtëpi askush nuk pranonte të na jepte. Flinim nëpër hotele dhe paratë po mbaronin. Me shumë vështirësi gjetëm një hyrje dhe i jemi lutur pronares të jetonim aty. Mbetëm me 300 dollarë në xhep dhe unë duhet të punoja që Anxhelina të shkollohej dhe të jetonim”,- ka thënë këngëtarja.
Më tej ajo tregon se ka bërë punë që nuk mendonte se do i bënte ndonjëherë. “Kam pastruar shtëpi dhe kam punuar si dado. Derisa gjeta kontakte me menaxherë që organizonin dasma dhe fillova të këndoj aty, por kurrë nuk thash që isha keq. Puna nuk është turp”,-ka zbuluar Albëria. Sigurisht që nuk la pa përmendur mbështetjen nga vajzat e saj sidomos Anxhelina, për të cilën këngëtarja tregoi se ndihet shumë krenare për karakterin e fortë dhe edukatën që zotëron./revistawho.com