Së fundmi ka qarkulluar një thashethem sipas të cilit protagonistët e serialit “Bidai” mjaft të pëlqyer në vendin tonë, do të vinin në Shqipëri. Mirëpo këto zëra u përgënjeshtruan sot. Siç raporton “Opinion.al”, Sanda dhe Alek kishin hyrë në tratativa me një qendër tregëtare shqiptare, për të dhënë shfaqje në të. Mirëpo sipas këtij portali dy aktorët nuk kanë rënë dakord për pagesën dhe gjithçka është anuluar. Pra dy aktorët e famshëm indianë, nuk do të vijnë në Shqipëri.