Ditën e sotme do të mbahet koncerti i shumëpritur i Ermal Metës, i cili vjen në Shqipëri për herë të parë për të performuar. Fama e tij në Itali është e padiskutueshme, po ashtu edhe suksesi. Ndërsa përsa i përket vendlindjes së tij, deri më sot nuk ka arritur të vijë në një koncert këtu, pavarësisht se ka shumë njerëz që e duan.
Përpara koncertit që do mbahet mbrëmjen e sotme në “Sheshin Skenderbej”, Ermali ka dhënë një konferencë për shtyp, ku ka folur rreth jetës së tij në Itali dhe i është përgjigjur pyetjeve të të ftuarve.
I pyetur për Shqipërinë, sa i mungon vendlindja dhe shqiptarët, Ermali ka thënë: “Shqipëria më mungon çdo ditë. Nga ana e gjuhës, zakoneve dhe ndjenjave. Dje kur erdha këtu më dukej vetja si i dehur, sepse fakti që dëgjoja që flitej gjuha ime më dukej gjë e veçantë edhe pse është diçka normale. E veçanta në të vërtetë është atje, ku nuk e dëgjoj asnjëherë gjuhën time. Siç mund ta shikoni unë e kam humbur pak praktikën e gjuhës, por nuk e kam humbur atë të zemrës. Atë nuk e humbet ndonjëherë”. Kaq ka mjaftuar nga Ermali që publiku të duartrokasë për fjalët që më shumë se çdo gjë tjetër ishin të ndjera./revistawho.com
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10156481436746926/