Në momentin që bien në dashuri të gjithë fillojnë të zbuten nga pak. Madje më e bukura është kur kemi dëgjuar se si reperët e famshëm i kanë dedikuar këngë dashurisë së jetës së tyre. Kësaj liste i është bashkuar së fundmi edhe Kanye West. Reperi ka publikuar albumin e tij më të ri ‘Ye!’, në të cilën këngët janë të dedikuara për Kim Kardashian.
Në këngë ai nuk ngurron të shpreh të gjithë falenderimin për gruan e tij që e mbështet në çdo hap. Nga teksti i këngëve tashmë të gjithë janë të sigurtë se lidhja e Kim dhe Kanye është më e fortë se kurrë më parë. Megjithatë ai ka shpalosur edhe frikën e largimit të Kim Kardashian prej tij, duke qenë se këto kohët e fundit ata kanë pasur disa probleme me njëri-tjetrin. Ndërsa fansat kanë zbuluar se në një nga këngët e tij flitet edhe për tradhëtinë e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Me këto këngë mund të themi se Kanye e mori titullin si “burri perfekt”. /revistawho.com