Dy aktorët e serialit “Dashuri bardh e zi”, ‘Namik’ dhe ‘Jeter’ janë bashkë edhe në jetën reale. Aktorët bashkëjetojnë prej 20 vitesh dhe kanë vendosur të mos kenë fëmijë. Jetën e tyre e ndajnë mes roleve në filma dhe shkollës së aktrimit të cilën e kanë hapur kohët e fundit. Angazhimet e shumta të tyre i kanë detyruar që të kalojnë më pak kohë me njëri-tjetrin, por seriali “Dashuri bardh e zi”, i ka afruar më tepër pasi ndajnë të njëjtin ambient pune.
“Duke qenë se punojmë shumë dhe lodhemi ka raste që takohemi shumë pak, por takohemi sepse jetojmë në të njëjtën shtëpi. Argëtohemi shumë. Pas kaq shumë vitesh ndajmë jo vetëm jetën, por edhe aktrimin së bashku. Jemi njëkohësisht edhe miq shumë të mirë,”- ka thënë ‘Jeter’ në një intervistë./revistawho.com