Mbrëmjen e kaluar, Ermal Meta mblodhi shqiptarët në ‘Sheshin Skënderbej’, në të parin koncert që e solli para publikut shqiptar.
Ditën e sotme moderatorja e njohur Albana Osmani ka treguar se Ermal Meta ka dhënë kontributin e tij për fëmijët e sëmurë duke ju bashkuar fushatës “Ti je një Luledielli”. “Ne të duam! Faleminderit për thjeshtësinë, për zemrën, për të mbështetur fëmijët shqiptarë duke veshur bluzën me luledielli, për t’iu dhënë atyre mesazhin e forcës, jetës dhe të ardhmes me diell! Faleminderit Ermal Meta. Ne të gjithë e duam artin tënd, në çdo tingull, fjalë e notë që përcjell”,-ka shkruar Albana Osmani, krahas fotos me këngëtarin./revsitawho.com