Adelina Ismaili është këngëtare që ka pushtuar skenat në Shqipëri e Kosovë prej vitesh, me këngët, stilin dhe karakterin e fortë. Vëmendjen e publikut mundohet ta mbaj larg familjes së saj të vogël dhe fotot me ta nuk janë aq të shpeshta, të paktën në rrjete sociale. Por ditën e sotme, Adelina ka zgjedhur të ndajë një copëz nga e diela krah bashkëshortit të saj. Të ulur në një kafene, një selfie e thjesht me shkrimin: “Në takim me bukuroshin tim”, është gjithçka përbën e diela perfekte e Adelinës./revistawho.com