Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Motra surprizon vëllain, i sjell në studio idhullin e tij Armando Sadiku

02/06/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Motra surprizon vëllain, i sjell në studio idhullin e tij Armando Sadiku

Dashuria dhe sakrificat e një motre për vëllain e saj u trajtuan mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Izës dhe Xhuljos, të cilët jeta i kishte provuar me dhimbjen më të madhe. Para dy vitesh, mamaja e tyre ishte ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje.
Gjatë kohës që mamaja e tyre luftonte për jetën Iza ishte përkujdesur për vëllain e saj Xhuljon. Sakrificat e Izës kishin qënë të shumta, madje në një moment ajo kishte ndërprerë edhe shkollën për t’i qëndruar pranë atij.
Për t’i treguar Xhuljos se sa i rëndësishëm ishte për të dhe për t’i kthyer sadopak buzëqeshjen, ajo e kishte ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
Iza i premtoi Xhuljos që ajo do t’i qëndronte gjithmonë pranë dhe se ai nuk ishte vetëm pasi kishte atë, babain dhe një ëngjëll që do të kujdesej gjithmonë për të.
“Ti je drita e syve të mi, unë të dua shumë, nuk di si të ta shpërblej që më ke rritur”, – u shpreh Xhuljo.
Iza i kërkoi atij që të mbante disa premtime, të cilat shkaktuan të qeshura edhe tek publiku. Surpriza që Arbana Osmani kishte menduar për Xhuljon ishte futbollisti Armando Sadiku, të cilin ai e kishte idhull.
Armando iu drejtua Xhuljos me këto fjalë: “Ke një motër që të do shumë dhe më ka treguar që të pëlqen shumë futbolli. Duhet të kesh shumë vullnet dhe të stërvitesh përditë që të bëhesh një lojtar i zoti. Për këtë gjë të uroj shumë suksese”.
Ai gjithashtu i dhuroi Xhuljos fanellën e Kombëtares me emrin e tij.






Tags: armando sadikudua te te bej te lumtursurprize
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Sadiku dhuron mijëra euro për bamirësi dhe feston ditëlindjen me familjen në studion e Arbanës. Ju prezantojmë me të fejuarën e tij!

Sadiku dhuron mijëra euro për bamirësi dhe feston ditëlindjen me familjen në studion e Arbanës. Ju prezantojmë me të fejuarën e tij!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera