Viola Spiro ka qenë “nusja” e parë e cila ka hapur sfilatën traditë prej disa vitesh të “Geraldina Sposa”. E veshur me një fustan të bardhë, stil sirenë, elegant, fin dhe me flokët e kapur, ajo shkëlqeu gjatë parakalimit në pasarelë.
Ka qenë po Viola e cila ka mbyllur sfilatën e nuseve me një fustan stil princeshe, i fryrë në pjesën e poshtme, i qëndisur me gura dhe plot shkëlqim.
Ky ka qenë viti i parë ku organizatorët e “Geraldina Sposa’ vendosën që të ftuarat e vetme në event të ishin nuset e tyre, duke u dhënë atyre mundësinë të shohin modelet që sfilojnë me fustanet që ato kanë zgjedhur të veshin në ditën e tyre më të bukur./revistawho.com