Aktorja e humorit Albana Ferhati e njohur për rolin e ‘Bukrës’ në spektaklin ‘Portokalli’ ka ndryshuar sërish modelin e flokëve.
Ajo ka postuar në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ një foto me flokët bjond, një pjesë gërsheta të kapura sipër, ndërsa pjesa e poshtme e prerë shumë shkurt.
Aktorja njihet për eksperimentimin me ngjyrat dhe modelet e flokëve, edhe pse së fundmi ka qendruar tek bjondja.
Gjatë transmetimit të spektaklit me siguri nuk do të keni mundësi ta shihni modelin e ri të flokëve të Albanës, pasi aty ju prej kohësh argëtoheni me paruken e ‘Bukrës’./revistawho.com