Mbrëmja e të hënës së çdo jave ishte e rezervuar për të vegjëlit e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”. Fëmijët e moshave të ndryshme arritën të tërhiqnin menjëherë vëmendjen e të gjithëve me çiltërsinë dhe zgjuarsinë e tyre. Nuk kanë qenë të pakta momentet ku me sinqeritetin e tyre fëminor ata kanë vënë në vështirësi disa nga personazhet më të njohur në vend.
Por edicionit të parë të këtij emisioni po i vjen fundi. Mbrëmjen e sotme do të transmetohet nata finale dhe ashtu siç është lajmëruar më parë, të ftuarit e kësaj të hëne do të jenë vërtet specialë. Është zbuluar se e ftuara e parë do të jetë bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama. Daljet e saj publike janë të pakta, por një intervistë të tillë përpara vogëlushëve nuk kishte si ta refuzonte.
Ndërsa i ftuari i dytë do të jetë këngëtari që ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare këto kohët e fundit, Ermal Meta. Pas koncertit të tij në Tiranë, ku u prit nga mijëra dashamirës së muzikës së mirë, Ermali do të tregojë të gjithë eksperiencën dhe jetën e tij në shtetin fqinj, Itali. Kjo natë pritet të jetë vërtet speciale, por se çfarë kanë rezervuar fëmijët për këtë finale do ta zbulojmë në mbrëmje. /revistawho.com