Vijon vaji i shqiptarëve për vdekjen e Sadnës në telenovelën e famshme “Bidai”. Sot në faqen zyrtare të Olti Currit, janë publikuar disa artikuj, foto e video që tregonin pikërisht mbi ‘dhimbjen’ që ndjenin ndjekësit besnikë të këtij telefilmi për vajzën e vuajtur Sadna. Dy poezi të krijuara enkas për këtë rast dhe videon e një gjysheje që vajton për Sadnën, Olti e ka publikuar në faqen e tij.