Prej 23 vitesh Armand Peza dhe Marçela Lati kanë arritur të mbajnë në këmbë një nga kompanitë më të mëdha në organizimin e dasmave. Festimet për ditët e veçanta si këto përvjetore të ‘Geraldina Sposa’ kanë qenë nga më të ndryshmet. Këtë vit Marçela dhe Armandi zgjodhën që sfilatën e fustaneve ta organizionin në emisionin ‘E diela shqiptare’, studioja e së cilës u shndërrua plotësisht.
Nëpërmjet ‘Instagram’-it të saj Marçela ka ndarë me të gjithë disa momente nga prapaskenat e këtij organizimi duke treguar gjithë punën kolosale që është bërë për realizimin e duhur me çdo detaj. Përveç kësaj ajo nuk ka nguruar të shprehë dhe disa fjalë mirënjohje dhe dashurie për bashkëshortin e saj.
https://www.instagram.com/p/BjowrIanI1E8MsGwWyuATGagCQMC0BD49CCsWs0/?taken-by=marcela_lati
“Sfida jonë qëndron vetëm me veten. Po na superoi kush, ajo do jetë Kaltra, që ka marrë talentin tënd dhe ato gjërat e tjera nga mua. Të du Mand Peza, jemi të pathyeshëm!”, – ka shkruar Marçela. Me siguri nuk ka mbështetje më të madhe ne një punë kur je krah për krah me njeriun e zemrës! revistawho.com