Këngëtarja Soni Malaj ka publikuar ditën e djeshme këngën e saj më të re në bashkëpunim me artistin latin Jowell, të titulluar “En la intimidad”.
Në fillim të klipit ylli latin i bën reklamë Shqipërisë duke u shprehur me superlativa për vendin tonë.
“Jam në Shqipëri. Duhet të shohësh atë që unë po shikoj tani, male të lartë të mbuluar me borë. Duhet të vish ta shfikosh këtë. Shumë histori, është një vend shumë i bukur. Hajde, është një vend shumë i bukur, do dashurohesh me të”- thotë këngëtari spanjoll në fillim të këngës.
Në këtë projekt Soni vjen ndryshe pasi e gjithë kënga është në spanjisht dhe këngëtarja shfaqet shumë sensuale./revistawho.com