Fatma Methasani është një nga vajzat më simpatike dhe të qeshura, që iu shtua ekranit shqiptar me një emision tërësisht të sajin. Si fillim i quajtur ‘Mad day’ dhe më pas ‘Fun day’, ajo ka ditur si t’i mbërthejë para ekranit të gjithë të rinjtë, duke ju dhuruar disa orë argëtim nën shoqërinë e saj. Me stilin e saj të thjeshtë, shumë e lirshme dhe e talentuar, ajo është një nga moderatoret më të mira në ekranet shqiptare. Rrallë herë shfaqet në ekrane si e ftuar, ndaj dhe shumë prej jetës së saj nuk dimë, pasi synimi i saj është ta lërë punën të flasë. Për revistawho.com ajo ka rrëfyer 10 gjëra që nuk i dimë për të…
1-Nuk jetoj dot pa byrek dhe gjumë.
2-Kam një tattoo që 18 vjeç dhe këtë nuk e di askush.
3-E urrej trafikun e Tiranës dhe shiun.
4-Shkoj kudo me vonesë gjithmonë.
5-Kam luajtur shumë volejboll dhe pse nuk u zgjata kurrë.
6-Nuk di të lidh këpucët.
7-Lexoj shumë libra dhe koleksionoj shprehjet e bukura në një bllok shënimesh.
8-Grisja vetë xhinset në gjimnaz.
9-Askush nuk e di që unë po ushtroj kick box.
10- Nuk shoh kurrë filma horror dhe qaj me filmat vizatimorë./revistawho.com