Frigoriferi është miku por edhe armiku i shëndetit. Vendi ku ruajmë të freskëta ushqimet, pijet dhe ujin mund të jetë edhe një burim problemesh për shëndetin dhe sigurinë e ushqimeve, si në shtëpi ashtu edhe në markete, e kudo ku ka frigoriferë. Një prej problemeve është përzierja e shijeve të ushqimeve, frutave dhe perimeve.
Të vendosësh në frigorifer fruta ekzotike dhe agrume, kjo mund ti bëjë të hidhura frutat. Por ja ku ju sjellim disa këshilla se si ta shfrytëzoni sa më mirë dhe të keni siguri në frigoriferin tuaj:
1) Verifiko temperaturën e brendshme të frigoriferit. Ajo duhet të jetë rreth 4-5 gradë.
2) Çdo zonë e frigoriferit ka temperatura të ndryshme. Pika më e ftohtë, zakonisht është ajo më e ulta, një kat mbi zonën ku ruajmë frutat dhe perimet.
3) Mos i ruaj ushqimet përtej skadencës.
4)Mos vendos asnjëherë në frigorifer ushqime të ngrohta.
5) Frigoriferi nuk është mirë të përdoret për të gjitha llojet e ushqimeve. Frutat dhe perimet më mirë të ruhen në temperaturë ambienti./revistawho.com