Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është bërë gjyshe për herë të parë. Vajza e saj e madhe Agnesa solli në jetën një fëmijë ditën e djeshme. Në përvjetorin e saj të 40’, me një formë fizike të shkëlqyer, Albëria u bë me mbesë. Lajmi e gëzueshëm për publikun e gjerë e njoftoi një tjetër artiste bukuroshe e familjes, këngëtarja Beatrix Ramosaj. Albërie i ka sjellë nëjetë vajzat e saj në moshë shumë të re. Pavarësisht impenjimeve ajo nuk është shkëputur asnjëherë nga karriera muzikore. Sot artistja vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të kërkuara. Thujse përgjatë gjithë vitit ajo ndodhet jashtë vendin për të kënduar në koncerte të shumta në shtete të ndryshme. Talentin për këngën e ka trashëguar vajza e saj e vogël Anxhelina Hadërgjonaj e cila këto vitet e fundit e ka lënë disi pas dore muzikën duke u përqendruar krejtësisht tek i dashuri i saj.
Discussion about this post