Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.
Supë me perime
Lëng perimesh
Gjysmë speci jeshil
Gjysmë speci i kuq
Gjysmë patëllxhani
Gjysmë kungulli jeshil
Pak brokoli
Disa gjethe spinaqi
1 domate
1 patate
1 qepë e vogël
2 qepë të njoma
2 thelpinj hudhre
2 limonë
Gjysmë kërcelli selinoje
Pak mendërz të freskët
Pak borzilok
Pak majdanoz
Kripë
Piper
100 ml vaj ulliri
1 lugë gjalpë
Lajmë perimet me ujë të rrjedhshëm dhe i presim në formë kubike, ndërsa erëzat e njoma i presim hollë. Në një tenxhere ku kemi hedhur vajin e ullirit vëmë perimet (përveç domates, limonit dhe erëzave). I kurdisim në zjarr të ngadaltë dhe, kur fillojnë të zbuten, shtojmë edhe domaten dhe, pak më vonë, edhe lëngun e perimeve. E lëmë të ziejë për 40 minuta dhe nga 10 minutat e fundit hedhim gjalpin, kripën, piperin, lëngun e limonit, majdanozin, mendërzën dhe borzilokun.
Reçel luleshtrydheje
2 kg luleshtrydhe
1.5 kg sheqer
1 bishtajë vaniljeje
1 shkop kanelle
1 glikanxho (star anise)
1 karafil
I lajmë me shumë kujdes luleshtrydhet me ujë të rrjedhshëm. Vëmë në një tenxhere luleshtrydhet, sheqerin, vaniljen, kanellën, glikanxon, karafilin dhe i lëmë të ziejnë së bashku, në temperaturë shumë të ulët për 3 orë, duke i përzier herë pas here. Pas kësaj kohe i heqim nga zjarri dhe i vendosim përsëri në zjarr ditën tjetër, duke i lënë të ziejnë në temperaturë shumë të ulët derisa reçeli të trashet.