Kryeministri, Edi Rama është një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare prej vitesh. Ai njihet si një njeri që i shikon me vëmendje detajet dhe shpesh kujtohet për artistët. Me rastin e ditëlindjes së stilistit të njohur Ardi Asllani, Rama ka vendosur t’i dhurojë një kollare.
Vetë Ardi ka zgjedhur ta ndajë me publikun këtë dhuratë të veçantë me ndjekësit në ‘Instagram’. Ajo çka është e veçantë në këtë aksesor është fakti se detajet me ngjyra që janë të dukshme janë të vizatuar nga vetë kryeministri. ‘Ju falënderoj Z. Kryeministër’,-ka shkruar Ardi Asllani në foto./revistawho.com