Tani jemi zyrtarisht në stinën e verës, temperaturat janë rritur dhe të gjithë i drejtohemi detit për të shijuar rrezet e diellit.
A jam e tonifikuar? Kam celulit? A kam muskuj barku? Këto pyetje i bëjnë pothuajse të gjithë vetes përpara se të ekspozojnë trupin e tyre. Por këngëtarja Elhaida Dani duket se i ka zgjidhur këto dilema, pasi ajo shfaqet në formë shumë të mirë fizike. Këngëtarja ka postuar në “Instagram” një foto me rroba banjo.
Elhaida poston vazhdimisht në rrjetet sociale foto apo video që tregojnë se ajo kujdeset shumë për mënyrën sesi ushqehet, por edhe ushtrohet vazhdimisht në palestër./revistawho.com