Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Dancing with the stars” përfundoi, Viktor Zhusti mes falenderimesh shpreh mesazhin fantastik jetësor

13/06/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“Dancing with the stars” përfundoi, Viktor Zhusti mes falenderimesh shpreh mesazhin fantastik jetësor

Aktori i mirënjohur Vikor Zhusti ka qenë pjesëmarrës në dy edicione në spektaklin e kërcimit ”Dancing with the stars”, eksperiencë nga e cila ai ka marrë shumë emocione dhe kënaqësi. Aktori ka postuar në “Facebook” një falenderim shumë të veçantë për stafin dhe të gjithë ata me të cilët ka punuar.





“Dancing With The Stars Albania 7”,(DWTHS) mbaroi. Ndritshëm! Bujshëm!Suksesshëm! Jo kurdoherë kthej kokën prapa për të gjykuar rrugën e përshkuar, por në këtë rast ndjej të më tërheq një detyrim që pas çdo përpjekje për ta shlyer, veç rritet. 12 javë në këtë maratonë artistike! Edhe ajo që më dukej e pabesueshme,u bë e mundur!
Gjatë përgatitjeve, kur koha kalonte me shpejtësi të pazakontë, në ankthin e përditshmërisë, të gjithë bashkëpuntorët përrreth, me dukej se thjeshtë “bënin detyrën”, ndihmonin dhe se “gjithë bota e vëmendja ishim ne, që na quanin ose vetëquheshim VIP !!! Tani, çliruar nga “ankthi i garës”, e parë në një optikë tjetër, kuptoj se ata ishin “protagonistët e heshtur” pa të cilët, ky spektakël, jo vetëm nuk do të kishte shkëlqimin e festës, siç qe në të vërtetë, por as do të qe i mundur. MIRËNJOHJE TË GJITHËVE!
Së pari, falenderoj përzëmërsisht, partneren dhe drejtuesen time artistike Olta Ahmetaj! E kam lodhur. Shumë herë dhe dëshpëruar me mosarritjet, por këto ishin mundësitë e mija! Ç’ti bësh! Në Dancing, si dhe në jetë, nuk na takon çdo herë partneri i përshtatshëm.
Falenderoj gjithashtu dinjitozen plot hir Lori Bala dhe të bukurën gjithë dritë Helga Saraçi,që në dy javë të ndryshme, i kisha partnere në spektakël. Punova me secilën vetëm tre ditë. Kohë e mjaftueshme për t’u mrekulluar! Meteorët, nuk e ndriçojnë çdo natë qiellin tonë.
JURI E NDERUAR!Emma Andrea,Alfred Kaçinari,Julian Deda,Ilir Shaqiri, mirënjohje! Më keni gjykuar me zemër të ngrohtë, jo mendje të qetë! Në çdo notë, më shumë rezultati, shihja shkallën e fisnikërisë tuaj, shoqëruar me konsideratë e përzemërsi ndaj meje. Ndoshta ju dhashë më pak nga ç’prisnit!Me siguri më dhatë më shumë nga ç’prisja!JU FALEMINDERIT!
Një falenderim, tepër i veçantë për Holta Kolaneci-Dulakun, producenten largpamëse, të bukur, të mençur, me mendje e zemër fisnike, prej të cilave buron aq mirësi e mirkuptim, sa që DWS, nuk është më një “program televiziv”,por festë e hareshme!
Sikur të ishte e mundur e pamundura, çdo natë do t’i shtrija krahët deri në fund të sallës dhe më pas, ekstremisht larg në hapësirë, për të mbështjellë në një përqafim të ngrohtë, spektatorë e teleshikues që si gjatë mbrëmjes së spektaklit, ashtu dhe më pas në rrjetet sociale, më ishin aq pranë e dashamirës, sa ndjehem pafundësisht i detyruar ndaj tyre !
Dhe së fundmi: Kontratën e parë, për të marrë pjesë në DWTHS, producentia e bëri me mua, në vitin 2010, kur isha 68 vjeç! Kontratën e dytë, këtë vit, e bëri përsëri me mua, në moshën 76 vjeç! Nëse do mendojë edhe për ndonjë kontratë të tretë, besoj që duhet t’a rregullojë e bind zotin! Sepse, ndjej dhe unë, prej kohësh, një dorë të zgjatur, dikush më pret “atje lart”, që si të çlirohem nga ankthi, dhimbjet dhe acarimet, nga shpirt e mendje, vogëlsitë nga gjithë graviteti i së keqës dhe interesave meskine që na mbajnë të lidhur në tokë, që na zvogëlojnë, rrudhin e perçudnojnë si “qënie materiale”, të ngjitem atje, në një botë fluide, interne, pa gravitet, ku shpirti i çliruar tërësisht, do të vërtitet i lirë midis yjeve, çmendurisht, në ciklin e pandalshëm të jetë-përjetësisë. Ai, për mua do të jetë i treti, më i madhi, i ndritshmi, fantasmagoriku “DWTHS i vitit dy mijë e … e… Dhe kur të ndodhë kjo, ndonjë nga njerëzit e dashur, që do më kenë mbetur akoma atje, midis jush në tokë, do të pëshpëritë i lehtësuar: “ lindi duke qarë, si të gjithë. Kaloi dhe një pjesë të jetës, duke qarë, si të gjithë. Por, iku duke vallëzuar! Jo si të gjithë! JU FALEMINDERIT”-ka shkruar aktori./revistawho.com


Tags: dancing wih the starsfalenderimViktor zhusti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!
Breaking News

Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!

02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”
Breaking News

Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”

02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri
Breaking News

Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri

02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin
Breaking News

“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin

02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
Next Post
Vogëlushët në foto sot janë dy nga reperat më të suksesshëm dhe vëllezërit më të njohur të showbiz-it

Vogëlushët në foto sot janë dy nga reperat më të suksesshëm dhe vëllezërit më të njohur të showbiz-it








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera