Ata janë një nga çiftet me jetëgjatësi të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për producentin Turjan Hyska dhe këngëtaren e moderatoren, Orinda Huta.
Orinda ka festuar sot ditëlindjen dhe sigurisht që nuk mund të mungonte në këtë ditë një buqetë lulesh dhe dedikim nga partneri i saj, Turi Hyska.
“Se unë nuk di të shkruaj bukur, s’jam i mirë me tekste. Thjesht të dua”, i shkruan Turi Orindës. Moderatoren dhe autoren e Vizionit të Pasdites, Orinda Huta e kanë uruar edhe stafi i saj.