Festivali ‘Kënga Magjike’ për 19 vite me radhë ka nxjerrë disa nga hitet më të bukura dhe më të preferuara të publikut shqiptar. Në këtë spektakël të muzikës ndër vite kanë marrë pjesë disa nga emrat më në zë të këngëtarëve shqiptarë dhe për këtë aryse ‘Kënga Magjike’ është një ndër festivalet më të preferuar.
Këtë vit bëhen plot 20 vite dhe normalisht që organizimet do të jenë madhështore. Por duket se për këtë vit do të rikthehen si pjesëmarrës disa nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Sipas ‘In Tv’ një ndër ta do të jetë edhe këngëtari dhe njëkohësisht producenti, Flori Mumajesi. Për herë të fundit, Flori ka marrë pjesë në vitin 2015 me këngën “Me fjalë të vogla”. Megjithatë edhe vitet e mëvonshme ai ka marrë pjesë si autor në këngët e këngëtarëve të tjerë. /revistawho.com