Miriami dhe Amelia përcjellin veç ëmbëlsi në çdo moment që ndajnë së bashku. Në fotot që këngëtarja poston herë pas here në rrjetet sociale, shihet se vogëlushja rritet dita ditës dhe të dyja së bashku transmetojnë shumë dashuri dhe paqe sa herë që i sheh bashkë.
Sot këngëtarja ka vendosur të ndajë me fansat një dedikim mjaft special për të bijën, të cilën e quan shërim të çdo plage.
“Në zemrën dhe në shpirtin tim, të gjitha plagët, i ka shëruar ajo”-ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos me të bijën./revistawho.com