Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dafina Zeqiri flet për depresionin: Kam kaluar gjëra që familja dhe fansat e mi nuk i kanë menduar ndonjëherë

20/06/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dafina Zeqiri flet për depresionin: Kam kaluar gjëra që familja dhe fansat e mi nuk i kanë menduar ndonjëherë

Duket se kohët e fundit çështja e problemeve mendore po prek një masë të madhe të shoqërisë. Në shumicën e rasteve kjo është një çështje mjaft delikate që kërkon një trajtim të menjëhershëm. Megjithatë është e vështirë, sepse një pjesë e madhe që vuajnë nga kjo gjë nuk arrijnë ta pranojnë, madje e mbajnë të fshehtë. Por siç e thotë dhe shkenca dhe si të gjithë  e dimë depresioni, ankthi apo çdo problem tjetër mendor nuk mund të trajtohet nëse nuk flasim hapur për këtë gjë.





Pas disa vetëvrasjeve të njëpasnjëshme në botën e ‘Hollywood’-it dhe kryesisht showbiz-it të huaj, duket se një pjesë e madhe e artistëve janë ndërgjegjësuar dhe kanë folur për problemet e tyre mendore dhe si ja kanë dal mbanë. Në Shqipëri janë të pakta të tilla raste, por një nga këngëtaret me stil më të veçantë, Dafina Zeqiri ditën e sotme ka treguar se çfarë problemi ka kaluar. Dafina ka publikuar në ‘Instagram’ një shkrim të një artiste amerikane, e cila ka rrëfyer se ajo çdo ditë praktikohet dhe kujdeset për shëndetin e saj mendor, duke qenë se vite më parë ka vuajtur nga dëshpërimi dhe në disa raste ka tentuar dhe vetëvrasjen.


Pas kësaj këngëtarja shqiptare ka thënë se familja dhe fansat e saj nuk e kanë menduar asnjëherë se e ka kaluar dhe ajo këtë gjendje. Më pas Dafina ka dhënë dhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të mbrojtur veten nga depresioni dhe për të shpërndarë më shumë dashuri me njëri-tjetrin. “Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurine, besnikërinë dhe suportin të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”, – ka shkruar këngëtarja shqiptare. /revistawho.com

Tags: dafina zeqiridepresioniProblemet mendore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!
Breaking News

Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!

11/02/2026
Next Post
Si rrallëherë Zaimina publikon foto me partnerin: Gëzuar ditëlindjen dashuria ime

Si rrallëherë Zaimina publikon foto me partnerin: Gëzuar ditëlindjen dashuria ime








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera