Pasi i dha fund lidhjes disamujore me moshataren e tij Xhensila Pere me të cilën u njoh në “Big Brother”, Fatjon Hysenbelliu ka nisur një tjetër lidhje pasioni me një modele shkodrane që ka po ashtu moshën e tij. 26-vjeçari nga Skrapari tregon për “Panorama” se çfarë e tërheq tek e dashura e re: Trupi dhe vithet. “Jemi moshatarë dhe u njohëm në një event ku ishim të ftuar të dy. Është vërtetë një raport i bukur dhe po shijojmë pasionin. Asgjë serioze për momentin. E dua praninë e një femre në krahët e mi. Për mua, një mashkull pa femër është si plaku pa bastun”, ka thënë Fatjoni i BB.